Trajneri i Barcelonës: S`dua të flas për Real Madridin

Sport

enriqueTrajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka refuzuar të flasë për Real Madridin, duke thënë se për momentin dëshiron vetëm të qesh dhe ta shijojë fitoren e sotme.

“Unë nuk dua të flas për Real Madridin. Për momentin dua vetëm të qesh. Atmosfera në ndeshjen e sotme ishte shumë e mirë. Moti ishte i mirë dhe në stadium ishin shumë fëmijë që erdhën për ta shijuar ndeshjen”, ka thënë Enrique, i cili më pas i ka dhënë komplimente mesfushorit kroat Ivan Raktitiq.

“Rakitiq është njëri nga transferet më të mira nga skuadra jonë. Taktikisht, ai është shumë inteligjent”, ka deklaruar Enrique.

ME TE LEXUARAT