Obama dhe Tusk do të bisedojnë rreth Ukrainës

Bota

obamaPresidenti amerikan, Barack Obama, pritet të mbaj bisedime me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në Uashington.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se të dy zyrtarët, në mesin e shumë temave do të bisedojnë edhe rreth situatës në Ukrainë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhuna në pjesën lindore të Ukrainës, ka rënë shumë gjatë dy javëve të fundit pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit në Minsk.

Para takimit me Obamën, Tusk, gjatë një interviste me gazetën ‘The New York Times’, ka thënë se Evropa ende nuk është e përgatitur që të thellojë sanksionet kundër Moskës megjithë provokimet e bëra nga siç e ka quajtur ai ‘agresorët’ e Rusisë.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, në takimin e mbajtur në Riga më 7 mars, vendosën që armëpushimit të tashëm t’i japin edhe një mundësi para se të vendosin për thellimin e sanksioneve aktuale ndaj Moskës.

ME TE LEXUARAT