I mbante mbyllur ne nje ferme, babai monstër abuzoi seksualisht per 10 vite me vajzat e tij

Bota
I mbante mbyllur ne nje ferme, babai monstër abuzoi seksualisht per 10 vite

Një baba gjendet në bankën e të akuzuarve në një gjykatë Holandeze, nën akuzën e abuzimit seksual me gjashtë nga nëntë fëmijët e tij, vetëm vajza të mbajtur për gati dhjetë vite në një fermë të largët.

Prokurorët thonë se ai u thoshte fëmijëve të tyre se “shpirtrat e këqij” do t’i përfshijnë ata nëse flasin me njerëz të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Burri Gerrit-Jan van Dorsen, 67 vjeç akuzohet për kryerjen e tre veprave penale ndalim të paligjshëm, abuzim të fëmijëve dhe pastrim parash.

 

Raportohet se tashmë burri ka përsuar një goditje në tru dhe ende nuk është në gjendje të flasë, e kjo është edhe arsyeja që nuk mori pjesë në seancën dëgjimore paraprake, në Asen.

 

Në tetor, policia gjeti Van Dorsen dhe pesë vajzat e tij në një fermë, në Riverveld të Hollandës së Veriut, pasi fëmija I gjashtë I tij ishte arratisur në një fshat aty pranë për të kërkuar ndihmë dhe menjëherë banorët kanë lajmëruar policinë.

 

“Të gjithë fëmijët raportojnë abuzimin, ndërsa mendonin se ata ishin nën ndikimin e shpirtrave. Dhunimi përfshinte rrahje, ndonjëherë me shkop ose sende të tjera, tërheqje flokësh, shtrirje në banjë me ujë të ftohtë për orë të tëra”.

 

Van Dorsen u tha fëmijëve se vdekja e nënës së tyre në 2004 kishte ndodhur për faj të tyre sepse sepse kishin rënë në kontakt me botën e jashtme.

 

“Unë kisha një shpirt të keq dhe nuk doja t’ua përcillja motrave dhe vëllezërve tëë mi”, u tha njëri prej fëmijëve prokurorëve.

 

Fëmijët po mbahen nën vëzhgimin e policisë dhe po e ndjekin procesin e hetimeve nga një zonë tjetër, tha gjykatësi Herman Fransen.

 

Pretendimet e fëmijëve për dhunim dhe abuzim u konfirmuan nga ditarët e shkruar nga Van Dorsen, që u sekuestruan gjatë hetimeve në fermë, tha prokurori.

 

Në vitin 2007 Van Dorsen i privoi fëmijët nga ushqimi, uji dhe ilaçet. Disa nga fëmijët më të mëdhenj thanë që babai i tyre i detyronte ata të bënin seks me të për rrëth katër vite rresht, nga 2004 deri në 2008, thanë prokurorët.

 

Rogen tha që për të justifikuar seksin me fëmijët e tij, Van Dorsen u tha atyre se një “shpirti i nënës së tyre kishte pushtuar trupat”.

Gjashtë motrat dhe babai kanë jetuar në fermë që nga viti 2010 dhe asnjë fëmijë nuk ka shkuar në shkollë, siç kërkohet nga ligji Holandez.

 

ME TE LEXUARAT