Basha pas mbledhjes me strukturat e PD: Protestë madhështore për dorëheqjen e Metës

Kliko per me shume info

lulzim-basha2Partia Demokratike mblodhi strukturat drejtuese dhe grupin parlamentar për të diskutuar mbi organizimin e tubimit të datës 12 mars në Tiranë.
Pas përfundimit të mbledhjes kreu i PD, Lulzim Basha foli për kërkesat e opozitës në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta duke theksuar se protesta do të jetë madhështore dhe paqësore.
“Do të jetë marshim proteste madhështor, i qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, i mbështetësve të PD, por edhe i të gjithë qytetarëve që nuk mund të përballojnë më padrejtësinë, të cilët me të drejtë mund të shohin eksodin si të vetmen mundësi për të gjetur një rrugëzgjidhje. Ne duam t’u themi atyre, që eksodi nuk është zgjidhja e vetme dhe më e drejta për të përmirësuar situatën në këtë vend dhe gjendjen e tyre ekonomike, por dorëheqja e Ilir Metës nga posti që mban dhe mundësimi për hetime të pavarura. Do të ketë një protestë të gjithanshme që do të nisë nga sheshi “Skënderbej” në orën 11:00, ndërsa ne kemi organizuar një logjistikë të fuqishme për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve, edhe mediave, edhe qytetarëve, ndaj ju ftoj të gjithëve të bëni detyrën tuaj”, ka thënë ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar.

loading...

1 COMMENT

  1. Bravo lulke.pushto parlamentin vini tritol ne kryeministri e vrismi nja 10 veta.ta gezosh karrigen persa ska ligj ne albanistan.i vini flaken vemdit.shkaterroheni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here