Politika

Berisha: Biseda me Tom Doshin kur më tregoi për vrasjen, një ministër, 200 telefonata me një kriminel

berisha-fbb2015Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sot një bisedë të bërë në sallën e Kuvendit me deputetin Tom Doshi në lidhje me skenarin e pretenduar për vrasjen e tij.
“Me Tom Doshin s’mbaj mend se kam folur, kurrë përveçse në debatin në Parlament. Për herë të parë në memorien time, kur është ndërprerë seanca, se rastisi që i thashë, isha në foltore dhe i thashë, Tomës ja keni mbyll gojën edhe me vrasjen, por edhe me Shullazin. Ky duket se nuk i erdhi për shtat kjo e Shullazit. U ndërpre seanca dhe tha: “Jo Sali nuk është e vërtetë që jam përplasur me Shullazin, është e vërtetë tjetër që kanë dashur të më vrasin, dhe t’i e di, por kur unë do ta them ti e mbron atë”, kujtonte ai se po mbroj Ilir Metën. Kjo ishte. Më tha që është edhe deputeti yt. Nuk dija gjë për Mhillin, absolutisht. Pyes dhe ma shpjeguan të gjithë historinë”,-ka deklaruar Berisha për Oranevvs.
Teksa ka folur për procesin e dekriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili sipas tij është jetik për të ardhmen e vendit, Berisha tha se “një i huaj që përfaqëson këtu një vend, më ka thënë se janë 200 telefonata të regjistruara të një ministri me një kriminel të damkosur në vendin e tij”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

3 komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close