Nis protesta, PD marshim drejt Kryeministrisë: Meta dorëhiqu!

Kliko per me shume info
proteste Partia Demokratike  thirri paraditen e së enjtes një manifestim proteste nën moton “JO” krimit në qeverisje dhe mafies në pushtet”, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i akuzuar nga Tom Doshi se ka porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mëhill Fufi.

Protestues nga Tirana, por dhe rrethe të tjera të vendit, të udhëhequr nga kryetari i PDsë, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës, u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas përshkuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’ u ndalur para selisë së Kryeministrisë, nga ku do marrin fjalën drejtues të opozitës dhe protestues.
Ndërkohë, nga ana e Policisë së Shtetit janë marrë të gjitha masat për të siguruar zhvillimin normal dhe me qetësi të protestës.

Në orën 11.00 ka nisur tubimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kuvendit dhe Kryeministrisë, aty ku lideri demokrat Basha do të mbajë fjalimin.

Kliko per me shume info
Lideri demokrat Lulzim Basha ka lënë selinë e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar marshimit të protestuesve.
Në krye të protestës kanë qenë deputetët e PD, ish kryeministri Sali Berisha, deputeti Edi Paloka, etj,proteste pro
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here