Mbyllet seanca e Kuvendit, Meta: Ma përqafoni doktorin! Suksese në protestë

Aktualitet

rama-foto-kuvend

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuvendi kaloi votimet e ligjeve pa diskutim dhe mbylli seancën. “Ju uroj suksese për protestën, të fala doktorit dhe ma përqafoni. Ju shkoni në miting e unë në zyrë. Jeni shumë të mirë, të mrekullueshëm”, ironizoi Meta.

Nis seanca e Kuvendit me tension, opozita rrethon foltoren

Ka nisur me tension seanca parlamentare. Deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren e Kuvendit duke mos lejuar nisjen normale të punimeve. Punonjësit e Gardës së Republikës kanë rrethuar pjesën e anëtarëve të qeverisë ndërsa situate vazhdon anormale.

E enjte, 12 mars 2015,

Ora 10.00

RENDI I DITËS

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhimi),” të ndryshuar.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit të zbatimit për aistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve”.

Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Shprehet komisioni përgjegjës komisioni i Ekonomisë dhe Financave

Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore tregtare”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

ME TE LEXUARAT