Policia: Kujdes nga persona që mund të kenë eksploziv dhe armë mes turmës

Kliko per me shume info

policia-shtetitPolicia e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit të sotëm, si dhe për garantimin e rendit e sigurisë publike në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë vendin. Përmes këtyre masave synohet parandalimi i çdo paligjshmërie dhe garantimi i plotë i të drejtës për të protestuar paqësisht. Në kuadër të këtyre masave, si dhe në vlerësim të informacioneve të marra nga Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, sikurse është bërë me dijen gjatë ditës së djeshme, strukturat policore po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore, me qëllim identifikimin e kapjen e personave që mund të lëvizin me armë apo sende të tjera të kundraligjshme, apo që në bazë të të dhënave mund të synojnë akte të paligjshme gjatë protestës. Ndërkohë që prej orës 09:30 është bllokuar qarkullimi i automjeteve në akset e bëra publike më parë.

“Sqarojmë edhe një herë opinionin publik se nga strukturat e policisë së Shtetit nuk ka asnjë pengim apo bllokim të automjeteve që transportonin qytetarë drejt Tiranës. Policia e Shtetit porosit pjesëmarrësit në këtë tubim dhe organizatorët që të tregojnë kujdes, për shkak të informacioneve që disponon policia për mundësinë e personave me armë zjarri apo me lëndë eksplozive që mund të infiltrohen brenda turmës. Policia e Shtetit, është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, në respekt të plotë të ligjit, duke ofruar rend e siguri për të gjithë qytetarët e këtij vendi”, thekson policia.

Kliko per me shume info
loading...

2 COMMENTS

  1. Protestuesit e ndershem qe besojne tek idete e tyre dhe nuk ka asgje te keqe sot duhet te kene kujdes se midis tyre si perhere ka dhe nga ata qe do mundohen me cdo kusht te nxisin nje tejkalim te protestes.por policia besoj te kete vendosur telekamera ne te gjitha rruget e bulevardit. Sepse eshte e veshtire te jete nje ordinier si Berisha ne krye dhe te mos kete probleme.

  2. po pse moj polici, cfare u duket juve se eshte si protestat e 21 janarit??? qe i perdorte rama per kurban gjoja per hajdutin meta??? e tani me ke eshte rama,,,…..jo or jo se nuk shiten te gjith shqiptaret me nje thes miell apo me ngjala

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here