Rama: Jo më mitingje në parlament, rikthim në binarët e rregullores

Aktualitet

ramKryeministri Edi Rama deklaroi se zhvillimet e fundit politike në vend duhet ta sjellin më në fund parlamentin edhe në binarët e rregullores dhe të bëjë të mundur që ky parlament të prodhojë atë për të cilën është zgjedhur.“Të prodhojë ligje dhe të shtyjë përpara reformat për të cilat ne jemi sot në krye të vendit. Dua të rinënvizoj se në këndvështrimin tim është një çështje mbi të cilën do të reflektoj thellë edhe media pasi theksoj se media mund të bënte dhe mund të bëjë shumë më tepër për të siguruar transparencën e plotë mbi çështjen bazuar në fakte, bazuar në prova”, u shpreh Rama.

Unë, vijoi ai, kam qenë gjithnjë i bindur se tolerance e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon ta përdorë parlamentin për mitingje, sepse praktikisht kemi patur pafundësi seancash të kthyera në mitingje, është një tolerancë që nuk sjell asgjë tjetër veçse vet degjenerimin e parlamentit. “Jam i bindur se pas kësaj parlamenti duhet ti kthehet plotësisht rregullores dhe gjithësecili në parlament duhet të respektojë plotësisht rregulloren”, nënvizoi Rama.

ME TE LEXUARAT