Berisha: Mbyllën parlamentin nga frika! Duhen zgjedhje të parakohshme

Politikë

berishMbyllja e seancës parlamentare në vetëm 15 minuta ka sjellë reagimin e fortë të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Në ambientet e jashtme të sallës së seancave plenare, Berisha deklaroi se “në kompleksin e krimit mazhoranca firmosi kapitullimin mbylli parlamenti. Kjo është zgjidhja e tyre, 10 minuta mbyllën parlamentin ja mbathën nga frika. Para ky është një akt i pashembullt dhe nuk ka ndodhur në parlament burra si këta që ja mbathin nga protesta qytetare kundër krimit”.

Këta e mbyllën parlamentin,vijoi Berisha,  ky është akti i turpit, i kapitullimit por të ardhme nuk kanë. Kjo mazhorancë e udhëhequr nga krimi ka vetëm një alternativë: T’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“PD-ja është parti e vlerave, është parti e parimeve demokratike, parimet janë më të forta se të gjitha mjetet e krimit të kësaj mazhorance, se të gjitha qelbësirat sipas tyre që i kanë futur në administratë, ndaj dhe sot qytetarët shqiptarë protestojnë paqësisht pa incidente dhe pa dallime partiake. 12 marsi shënon fitoren e parë të qytetarëve që me vrullin e tyre përzunë nga parlamenti mazhorancën. Një falenderim të madh për ta. Nëse nuk do të vërshonin ata, nëse këta nuk do të kishin marrë informacionet se Shqipëria është në Tiranë, sot këta do të vazhdonin qetë”, insistoi Berisha.

ME TE LEXUARAT