Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Aksident në Librazhd-Qafë Thanë, një i vdekur, një i plagosur

aksidenti-burrelAksidenti automobilistik i ka marrë jetën një personi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit të së premtës në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Viktimë e aksidentit ka mbetur Edmir Zani 25 vjeç

Sipas informacioneve të policisë si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Reidi Kokonozin nga Përrenjasi, i cili u dërgua në spitalin e Librazhdit.

Policia, e cili mbërriti në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të askidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.