Europa League, Wolfsburgu mund Interin

Sport

wolsburgSkuadra gjermane, Wolfsburgu, ka arritur të shënojë fitore të pritur përballë Interit.

Gjermanët triumfuan 3:1 në kuadër të sfidës së parë të Ligës së Evropës kundër zikaltërve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rodrigo Palacio (6’) kaloi Interin në epërsi, por golat nga Naldo (28’) dhe Kevin de Bruyne (63’ dhe 76’) ia siguruan këtë fitore gjermanëve.

Në sfidat tjera, Zeniti triumfoi 2:0 kundër Torinos, Beshiktash u mposht 2:1 nga Club Brugge në udhëtim, teksa Dnipro shënoi fitore minimale 1:0 kundër Ajaxit.

ME TE LEXUARAT