Bami-Doshi ballë për ballë në Prokurori, nis ballafaqimi i dëshmive

Kliko per me shume info
doshiiiKa nisur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sic ishte lajmëruar, seanca e ballafaqimit mes Durim Bamit,  i akuzuari nga deputeti Tom Doshi se kishte marrë urdhër për të bërë një atentat ndaj tij dhe ndaj deputetit demokrat Mhill Fufi dhe ish deputetit socialist Tom Doshi.

Seanca ka për qëllim sqarimin e lidhjes që ka Bami me akuzat e ngritura nga Doshi.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se prokurorët e kësaj cështje kanë thirrur në seancën e ballafaqimit dhe Fatjon Skënderin i cili ka mbërritur pak ditë më parë nga Gjermania.

Kliko per me shume info

Skënderi apo sic njihet nga video që ka publikuar Doshi Toni i servisit, akuzohet nga ish deputeti socialist se është ndërmjetësi i porosisë në emër të kryeparlamentarit Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin.

Bami aktualisht mbahet nën masën e sigurisë arrest me burg si person që ka dijeni për atentatin e organizuar ndaj Doshit.

Dëshminë e tij të parë Durim Bami e ka dhënë në datën 3 mars një ditë pas shoqërimit të tij nga policia si person I përfshirë në këtë atentat.
Ai ka rrëzuar pretendimet e Tom Doshit duke thënë se për regjistrimin e videos së publikuar ku ai tregonte për marrjen e porosisë dhe të dhënat e porositësit, ishte paguar nga deputeti Doshi që të sajonte gjithë historinë e  atentatit dhe të përfshinte në të edhe kreun e kuvendit Ilir Meta.
“Vrasësi” Bami i cili kishte marrë porosi 600 mijë euro për vrasjen e deputetëve Doshi dhe Fufi është arrestuar më 2 mars teksa tentonte të largohej nga Shqipëria në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here