ILDKP çon për ndjekje penale 12 zyrtarë në Tiranë, Fier dhe Berat

Kliko per me shume info

ILDKP-519x350Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije se ka vendosur masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për 12 zyrtare.

Subjektet e kallëzuar penalisht janë të institucioneve të ndryeshme, si mëë poshtë;

Kliko per me shume info

Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;

Gazment Metani, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

Arian Korini, për funksionin Drejtor,Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

Oltjon Ahmeti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;

Nereida Vouteris, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

Osman Rredhi, për funksionin Drejtor, Enti Kombëtar i Banesave, Fier;

Eneida Çuçi, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

Rexhep Hajdari, për funksionin Kryetar i Komunës Perondi, Berat;

Skënder Uku, për funksionin Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Financave;

Admirim Spahiu, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;

Leonard Mene, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

Dashmir Halilaj, për funksionin Drejtor Drejtorie, Banka e Shqipërisë.

ILDKP, gjithashtu ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here