Letra e Doshit për Llallën: Duhet të merresh në pyetje edhe ti

Aktualitet

doshiTom Doshi i ka paraqitur një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla ditën e djeshme, ku kërkon hetim ndërkombëtar.

Kjo, duke qenë se sipas Doshit, në planin për vrasjen e tij është përfshirë edhe vetë Llalla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Doshi thotë se duhet të pyetet edhe Llalla, pasi ai thotë se kryeprokurori ka vënë në dijeni personin e dyshuar për vrasjen e tij.

“Kërkesë, drejtuar:  Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla

Kërkues: Tom Doshi, i biri i Gjekë lindur më 6 qershor 1966, në Shkodër dhe banues në Tiranë, në rrugën “Qemal Stafa”.

Baza ligjore: Neni 110, Kodi i Procedurës Penale

I Nderuar zoti Prokuror i Përgjithshëm,

Siç dihet së fundi, Prokuroria për Krime të Rënda, mbi bazë të Urdhrit Tuaj ka nisur hetimin kryesisht mbi deklarimet e mia se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj meje dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë, të porositura nga Z. llir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Hetimi i kësaj çështjeje po vijon intensivisht dhe konstatohet lehtësisht se publiku njihet online pothuajse me çdo detaj të veprimtarisë hetimore.

Në këtë çështje janë pyetur edhe funksionarët më të lartë të vendit, të cilët janë të përfshirë në çështje si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, përveç dyshimeve të konkretizuara prej meje.

Po ashtu, së paku në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, është e domosdoshme që të pyetet edhe ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, si dhe Ju që jeni Prokuror i Përgjithshëm.

Për sa më sipër, duke qenë se në çështje (në cilësitë e sipërpërmendura) janë të përfshirë aktorët kryesorë politikë, vendimmarrës në vend dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, si dhe Prokurori i Përgjithshëm, i denoncuari prej meje si porositës i vrasjes është funksionari më i lartë i Shtetit pas Presidentit të Republikës”, thuhet në letrën e Doshit

ME TE LEXUARAT