Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Mbyllet ballafaqimi me Tom Doshin, Durim Bami: Atentati ndaj deputetëve, një sajesë

videoja-tom-doshiProkuroria e Krimeve te renda perfundoi sot seancen e ballafaqimit mes shtetasit Durim Bami, 36 vjec nga Fushe Kruja, dhe deputetit Tom Doshi.

Gjate ballafaqimit per mese dy ore ne prokurori, mesohet se Durim Bami ka thene ne prani te Doshit, se deshmia e tij ne videon e regjistruar, ka qene dicka qe ai e ka bere me kerkesen e deputetit.

“Nuk kam marrë asnjë porosi për vrasjen e asnjë deputeti. Çka kam deklaruar në videon e regjistruar në banesën e Tom Doshit, e kam thënë pasi ma ka kërkuar deputeti një gjë të tillë”, mësohet të ketë pohuar Durim Bami gjatë ballafaqimit.
Prezent në këtë dëshmi ka qenë edhe deputeti Tom Doshi i cili disa herë ka ndërhyrë duke i thënë Durim Bamit, “thuaj të vërtetën, trego çfarë di dhe çfarë më ke thënë mua para se te arrestoheshe”.

Durim Bami ka thene se ai nuk kishte marre ndonje porosi per vrasjen e ndokujt dhe gjithcka ka deklaruar ne video ka qene nje sajese qe ia ka kerkuar ta bente deputeti Tom Doshi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.