Raporti i Mjaft për Bashkinë Tiranë: Nga 85 premtime, Basha mbajti vetëm 15

Aktualitet

lul tramGjatë prezantimit të platformës elektorale për fushatën e Bashkisë së Tiranës në periudhën Prill – Maj 2011, Lulzim Basha artikuloi disa premtime të cilat u konsideruan më madhoret e

kryera përgjatë këtyre 25 viteve. Disa nga premtimet kryesore, ndër të tjera ishin: krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës, shfuqizimi i 60 taksave/tarifave bashkiake, aplikimi i KartësBashkiake Studentore, ndërtimi i Unazës së Madhe, Bulevardit të Ri, sistemit të Tramvajit etj.

Në bazë të deklaratave elektorale të Z. Basha në hapjen e fushatës, por edhe gjatë saj, janë evidentuar në total 85 premtime të ndara në 6 kategori. Kategoritë janë: Mjedisi, Zhvillimi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura. Nga analizimi i të gjitha këtyre premtimeve rezultojnë se në total 15 premtime konsiderohen të

realizuara, 6 premtime rezultojnë të realizuara pjesërisht, 4 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 60 premtime mbeten të parealizuara. Siç vihet re nga të dhënat e mëposhtme numri më i lartë i realizimeve të premtimeve i takon kategorisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal me 6 premtime të realizuara. Ndërkohë raporti më i lartë i premtimeve të realizuara me totalin e premtimeve për kategori është ai i Turizmit Kulturës dhe Sportit. Ndërkohë vihet re mungesë e realizimeve përsa i përket premtimeve mbi infrastrukturën. Vepra madhore si Bulevardi i Ri, Stacioni Multimodal, Sistemi i Tramvajit, Unaza e Madhe, Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës, Parku i Dajtit, Parku i Madh i Tiranës kanë rezultuar si premtime të pambajtura. Po në këtë kategori vlen për të përmëndur plotësimi i premtimit për “hartimin e një Plan Bashkëkohor Rregullues për qytetin brenda vitit të parë qeverisës”. Plani u votua datë 15 Shkurt 2013, ku u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Ndërkohë që në kategorinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Bashkia e Tiranës ka dështuar në mbajtjen e premtimit për “rritjen me të paktën 2,5 herë të ardhurave të Bashkisë”.

Gjithashtu mbetet e realizuar pjesërisht “shfuqizimi i 60 taksave e tarifave vendore dhe do të përfitojnë uljen 2-5 herë më shumë të normës së taksave/tarifave që mbesin”, si dhe

“krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës për qytetarët e Tiranës brënda dy viteve të para”.

Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohorë Qershor 2011, deri në ditën e sotme. Në raport nuk janë parashikuar veprime që do të

adresojnë premtimet e mëposhtme, të cilat mund të kryhen përgjatë dy muajve në vijim. Çfarëdo veprimi i mëtejshëm do të jetë në interes të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21

Qershorit dhe jo në interes të nevojave të qytetarëve të Tiranës.

ME TE LEXUARAT