Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dita e Verës, turistë e vendas dynden në Elbasan

elbasan-ditaveresPas Natës së Verës, që mbajti në shesh të rinjtë deri në orët e para të mëngjesit, Elbasani është zgjuar sërish të shtunën plot gjallëri dhe i mbushur me njerëz nga të gjitha qytetet e vendit dhe jo vetëm.
Bulevardi kryesor I qytetit, nga stadiumi “Elbasan Arena” deri tek kryqëzimi “1 Maji”, është tejmbushur me elbasanas dhe vizitorë si asnjëherë tjetër.

Festimet e 14 marsit, sipas traditës, nisin me karnavalet e shkollave 9-vjeçare, ku përveç parakalikimit, nxënësit japin edhe mesazhe sensibilizuese.

Festimeve nuk u kanë munguar lulet, simboli i festës, si dhe fëmijët, ata që më së shumti i gëzohen kësaj dite.

Qytetarët, sidomos ata që kanë ardhur nga rrethe të tjera të vendit, janë shprehur të kënaqur nga festimet. Programi festiv në Elbasan do të vijojë sërish me një koncert në sheshin “Gensher”, i cili do t’i mbajë qytetarët në shesh edhe për disa orë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.