Tiranë, Policia: Alarmi për bombë pranë Prokurorisë rezultoi i rremë

Aktualitet

alarmi-bombe-tiraneTirane - Ka rezultuar i rreme alarmi per bombe qe u dha paraditen e te shtunes prane prokurorise se kryeqytetit.

Pakoja e dyshimtë e mbështjellë me natriban tek Rruga “Haxhi Hysen Dalliu” afër Prokurorisë së Tiranës eshte ekzaminuar nga njësia anti-ekploziv nga ku rezultoi se nuk kishte lende plasese ne te.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se qesja e mbeshtjelle me natriban eshte hedhur qellimisht pasi paketimi i saj ishte kryer ne menyre teepr te dyshimte te ngjashme me pakot e droges ose lendet plasese.

Qesja qe shkaktoi alarmin mesohet se pas verifikimit dhe hapjes se saj ka rezultuar se ka pasur brenda mbeturina. Qesja ishte vendosur pikerisht ne germadhat e nje ndertese 2-kateshe te shembur pak jave me pare nga ana e INUK ne Tirane.

Alarmi per bombe prane prokurorise

Policia ka marrë një alarm për një bombë të vendosur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse është mbështjellë me një qese me natriban. Sipas burimeve të policisë, dyshohet se aty mund të jenë vendosur katër lëndë plasëse.

Qesja e dyshimtë është vendosur shumë pranë një supermarketi që ndodhet vetëm 100 metra larg Prokurorisë së Tiranës.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje për të mbajtur larg kalimtarët dhe kureshtarët. Alarmi është dhënë pak minuta më parë nëpërmjet qytetarëve.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur Njësia Anteksploziv. Rruga ‘’Haxhi Hysen Dalliu’’ ndodhet mes bulevardit ''Zogu i Parë'' dhe rrugës ''Mine Peza''. Ekspertët nuk kanë verifikuar ende nëse ka eksploziv apo është një alarm fals.

 

 

ME TE LEXUARAT