Tom Doshi: Ja si po diferencohen hetimet! Kam humbur besimin tek Prokuroria

Kliko per me shume info

tdoshiiiDeputeti Tom Doshi ka zgjedhur te flase per here te pare pas shume ditesh pyetje ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Ndonese pas cdo seance ka refuzuar median e pranishme ne ambientet e jashtme te prokurorise, Doshi kete te diele zgjodhi te shkruaje ne rrjetin social Facebook.

Mesazhi i plote i deputetit Doshi:

Kliko per me shume info

Të nderuar qytetare,

Ju falënderoj për mbështetjen dhe interesimin Tuaj të vazhdueshëm për çështjen që kam denoncuar ditë më pare.

Kam bërë publike mungesën e besimit ndaj institucionit të Prokurorisë, çështje për të cilën në mënyrë të arsyetuar i jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm.

Kam rezerva të arsyeshme në lidhje me hetimin, të cilat në respekt të insitucionit dhe të funksionit që mbaj si pjesë e legjislativit, i kam bërë e do i bëj prezent konform ligjit. Pavarësisht kësaj në respekt edhe të opinionit publik, jam i detyruar të jap vlerësime në lidhje me proçesin, për aq të vërteta sa dihen publikisht.

Deklarimet e mia kanë qenë publike dhe me emra dhe ngjarje specifike: konkretisht kam bërë publike skemën e ngjarjes së përgatitur kundër meje dhe emrat e përfshirë në të si porositës, ndërmjetës dhe ekzekutor.

Konstatoj se hetimet në kuadër të kësaj deklarate kanë qenë me dy standarte:

Nga njëra anë personi që ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi, Durim Bami, mbahet i arrestuar dhe nën terror psikologjik, madje qëllimisht gjoja për masa sigurie vazhdon akoma të qëndrojë nën mbikqyrje të Policisë së Shtetit e jo nën mbikqyrje të organeve të specializuara sikurse janë burgjet që monitorohen nga Prokuroria dhe standartet dhe ruajtja kryhet nga Policia e Burgeve (e papërfshirë në këtë proçes)

Nga ana tjetër, ndërmjetësi i krimit (Fatjon Skënderi) pasi thirret me ndërmjetësim të dyshimtë nga Gjermania, i jepen garanci se nuk do ketë asnjë masë shtrenguese ndaj tij dhe nuk ka në fakt.

Dallimi mes tyre është se:
Durim Bami – ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi dhe më ka vënë në dijeni në lidhje me të – për pasojë është i arrestuar e nën presion e terror policor që të detyrohet të deformojë të vërtetën e pranuar më parë prej tij
Fatjon Skënderi – nuk ka hequr dorë vetë nga krimi por thjesht ju dekonspirua skema, ndërsa ndryshe nga i pari vijon bashkëpunimin me porositësin e vrasjes edhe për dështimin e proçesit hetimor – për pasojë është i privilegjuar duke mos u marrë asnjë masë shtrenguese ndaj tij që të vijojë të mos thotë të vërtetën

Në dukje hetimi nga prokuroria e kësaj çështje në të cilën autor është edhe numri 2 i shtetit, ngjan mision i pamundur por Ju garantoj se jam besimplotë që me prova te pakundeshtueshme dhe ndihmën e ndërkombëtarëve kjo do të bëhet e mundur shpejt.

Natyrisht per keto diferencime ne hetim do njoftoj te te gjitha institucionet pergjegjese por edhe perfaqesuesit ndekombetare te akredituar ne Republiken e Shqiperise.

Sinqerisht

Tom Doshi

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here