Abuzoi me postin, dërgohet për gjykim ish-drejtori i ALUIZN-it, Shkodër

Kliko per me shume info

gjykata-shkoderProkuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj ish-drejtorit ALUIZNI-t në këtë qytet, shtetasit Besnik Kastrati, si edhe ndaj ish-përgjegjësit të këtij institucioni, shtetasit Rudi Beci, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimi i Prokurorisë ka rezultuar se dy zyrtarët kanë kryer legalizimin e disa objekteve gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013. Legalizimi është bërë për disa objekte të futura jashtë radhe dhe në kundërshtim me ligjin. Në mënyrë të kundërligjshme, këta dy zyrtarë, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe.

Kliko per me shume info

Gjatë fazës së hetimit, me kërkesë të Prokurorisë, gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër vendosi ndaj dy të pandehurve masën e sigurisë „arrest me burg“. Ndërsa Gjykata e Apelit Shkodër, në bazën e ankimit të të pandehurve, vendosi ndaj tyre masën e sigurisë „detyrim për paraqitje“. 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here