Ambasadori amerikan: Nuk mbështesim asnjë lider apo parti politike

Kliko per me shume info

ambasadori luAmbasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, shprehet se populli shqiptar vazhdon të ndeshet me trashëgiminë e komunizmit.

Deklarata e tij është bërë gjatë një aktiviteti për marrëdhëniet Shqipëri- SHBA në vite.

Kliko per me shume info

Por, ai shtoi se “jam besimplotë se Shqipëria do të përballet me këtë sfidë pa frikë”.

“Populli shqiptar sot vazhdon të ndeshet me trashëgiminë e komunizimit. Ata duhet të luftojnë me forcat e krimit dhe të korrupsionit çdo ditë, në shkollat, bizneset gjykatat e tyre madje dhe në parlamentin e tyre.

Shqiptarët janë një popull i fortë dhe ne jemi besimplotë se Shqipëria është e gatshme të përballet me këtë sfidë pa pasur frikë. SHBA beson tek Shqipëria, jo nga një parti e veçantë politike apo nga një udhëheqës të vetëm politik, por tek aftësia e shqiptarëve guximtarë për të mbëshetur ndryshimin dhe për të bërë sakrificën për veten dhe fëmijët e tyre.
Mbetem besimplotë se në fund të ditës pjesa më e madhe e shqiptarëve që përkrahin ndershmërinë dhe integritetin do të triumfojnë mbi ata që përkrahin krimin, korrupsionin.

Unë zotohem që shqiptarët do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e SHBA-së në këtë betejë të rëndësishme”, tha ambasadori amerikan.

Ndërkohë, ai ka përsëritur qendrimin se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo lider politik, pas disa deklaratave përgënjeshtruese ndaj PD-së kohët e fundit.

“Jemi të lidhur së bashku prej historisë. Shqiptarët janë një popull i fortë.

Ne nuk mbështesim apo kemi preferenca për ndonjë parti apo lider politik, por vetëm për popullin shqiptar”, u shpreh ambasadori amerikan.

loading...

4 COMMENTS

  1. dihet kinez do mbeshtesin PS si komunista qe ishin vellezer me kinezet
    [ENVER HOXHA E MAOCEDUNI JANE SI BUKA E NJE BRUMI]
    hi syve do te na hedhi ky

    • sa i zgjuar qe qenke? Ai eshte amerikan o tutkun, apo thartove turinjte ti se nuk po mbeshtet kumunistin sali me tesere partie ne xhep qe pagoi kuotat deri ne 92?

  2. Ju 2 tutkuna jeni vet se komunista jeni te dy ose jeni po 1 person qe shkruni. Ky po e thot qart; (parlamenti i tyre). Pra krimi ka kap parlamentin. Dhe ne parlament kryetar eshte ilir meta. Duhet revolucjon per te zhduk edhe njeher komunistet dhe ky ambasador zotohet qe SHBA do na mbeshtes. Nuk ka te keqe tjesh i majt apo i djatht, e keqja eshte te mbeshtesh krimin ose komunistet te cilet jane financuesit dhe agjentet e Rusis te Putinit. Tutkuna dhe gjytryma komunist te dy.

    • nc,nc,nc e dhjeve saliun more, ai ka qene me teser komunisti ne xhep, dhe ai eshte KRIMINELI, dhe ky ambasadori amerikan ta ha mendja qe nuk ka marre te dhenat nga ai qe iku, z. Arvizu? A e di ti se sa “afer” i qendroi saliut ai? Po me malsorin c’ke o i shuar? Malsori me gjithe gomarlleqet qe keput mundohet ta laje saliun e QELBUR….., I RRJEDHUR dhe I PJERDHUR qenke zotrote.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here