Elhaida Dani, publikohet kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2015

Aktualitet

Radio Televizioni Publik Shqiptar publikoi për herë të parë këngën e re të Elhaida Danit që do të përfaqësojë Shqipërinë në eurovision më 19 maj në Austri. Në intervistën e dhënë për RTSH, Elhaida Dani tha se ndihej e kënaqur më këngën dhe se shpreson të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në këtë eveniment muzikor.

Transmetimi i videos u bë në edicionin qendror të lajmeve të darkës, ndërkohë që e pranishme ishte edhe këngëtarja Elhaida Dani. Para se të publikohej për herë të parë kënga dhe klipi i I’m Alive, ajo shkruajti në profilin e saj në rrjetin social Facebook se: “sot kemi nje kenge per te cilen kam punuar me shume dashuri , me tekst ne anglisht dhe ne shqip dhe se shpejti edhe ne italisht, dhe nje video e punuar nga Provideo me nje fabul qe per mua eshte shume e rëndësishme”.

ME TE LEXUARAT