Lushnje, nëna që mbyti djalin 40-vjecar: E vrava se më ka përdhunuar, pinte drogë

Kliko per me shume info

“E vrava djalin naten se nuk duroja dot me. Ai pinte droge dhe alkool. E kam mbajtur te fshehte ngjarjen duke shpresuar se do ndryshonte per disa kohe me pare ai me ka perdhunuar”. Kjo ka qene deshmia shokuese e dhene ne polici nga 70-vjecarja qe vrau djalin e saj sot ne Lushnje.

lushnje-vendi-vrasjesUPDATE – Policia ka bërë me dije detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Lushnje ku një grua 70-vjeçare ka mbytur djalin e saj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, por është zbuluar vetëm paraditen e kësaj të hëne, duke shokuar banorët e lagjes “Gafurr Muço”.
Mësohet se 70-vjeçarja Hatixhe Ahmetika e ka mbytur djalin e saj, Albert Ahmeti, pas një sherri që kishte nisur kur ky i fundit ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.
Pasi e ka rrëzuar në tokë dhe e ka bllokuar me këmbë, gruaja e moshuar ka përdorur disa litarë për të mbytur të birin.
Pasi e ka mbytur djalin ajo ka kaluar gjithë natën me trupin e të ndjerit. Mëngjesin e së hënës, saktësojnë burimet, gruaja ka hedhur në një kosh mbeturinash litarët e përdorur dhe i ka telefonuar nipit të vetë për t’i treguar mbi ngjarjen.
Ai ka njoftuar policinë, e cila ka vënë në pranga 70-vjeçaren. Gjatë marrjes në pyetje nga agjentët, ajo ka rrëfyer me detaje të gjithë ngjarjen.
Albert Ahmeti dyshohet se ishte një përdorues i rregullt i alkoolit dhe drogës dhe njëkohësisht një person shumë i dhunshëm.
Disa vite më parë ai kishte përdhunuar nënën e tij, por kjo e fundit e kishte mbajtur ngjarjen të fshehtë ndër vite. Burimet shtojnë më tej se, kohët e fundit ai ishte bëtë edhe më agresiv pasi kishte nisur konsumimin e drogave të forta, gjë që konfirmohet edhe nga fqinjët, të cilët thonë se mes nënës dhe të birit kishte pasur shumë zënka.
Të dy ata jetonin vetëm pasi një djalë tjetër rezulton të ketë vdekur, ndërsa dy vajzat e 70-vjeçares jetojnë në Itali.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here