Shtyhet gjyqi Strazimiri-Ndreu-Ndoka, pala e akuzuar kërkon pajtim

Kliko per me shume info
prenga-strazimiriGjykata e Lartë shtyu sot seancën ndaj dy deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu që po gjykohen për dhunën ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri.

.Gjykata nuk pranoi të fuste në listën e dëshmitarëve tre demokratët Oerd Bylykbashi, Bedri Mihaj dhe Bedri Hoxha, ndërsa avokati i Arben Ndokës, Ardian Visha tha se klienti i tij është për pajtim.

 

Kliko per me shume info

 

Për herë të parë video e kërkuar si provë nga Prokurori Adnand Xholi u shfaq në seancën e kësaj të enjteje. Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij, ndërsa kolegu i tij socialist Arben Ndoka, që gjithashtu akuzohet për goditje ndaj Strazimirit, ishte i pranishëm në sallë me avokatin e tij.

Avokati i Ndokës, i cili edhe në seancat e mëparshme e ka pranuar goditjen ndaj demokratit, tha se është i gatshëm që çështja të zgjidhet me pajtim.

Nuk kemi asgjë për të shtuar për videon. Pranojmë goditjen ndaj Strazimirit dhe jemi të gatshëm ta zgjidhim me pajtim.

Ai kërkoi që në seancën e radhës e cila do të mbahet më 10 prill, të pyeten dy oficerët e gardës së republikës të cilët ndodheshin në korridorin e Parlamentit kur ndodhi skena e dhunës”, u shpreh avokati i deputetit Ndoka, Ardian Visha.

Por gjykata nuk mundi të administrojë si provë dëshminë e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi  për arsye procedurale. Ai kërkoi që pas adminsitrimit të videos dhe mbledhjes së deshmive, Gjykata ta mbyllë sa më shpejt procesin.
“Ishim sot për të dëshmuar në lidhje me çështjen por gjykata mori vendim që dëshmia ime dhe e kolegëve të tjerë që ishim prezent të mos merrej në konsideratë për arsye procedurale. Nuk komentoj vendimin e  gjykatës, por dua të dëshmoj këtu atë që pash unë dhe kolegët e mi, sesi Ndreu goditi pa asnjë provokim nga prapa deputetin Strazimiri atë që e panë të gjithë shqiptarët nëpërmjet mediave, është i njëjta filmin që edhe Gjykata e pa këtë radhë me zë dhe figurë atë që ndodhi. Është dëshmuar edhe goditja nga deputeti Ndoka. Në këtë pikë mbi bazën e dëshmive të mbledhura gjykata ta përmbyllë sa më shpejt, pavarësisht taktikave zvarritëse, personat që kanë bërë këtë vepër kriminale, duke dhënë drejtësi dhe duke i dhënë dënimin që u takon këtyre personave që çështje të tilla të mos ndodhin më në parlamentin shqiptar. Uroj që Gjykata e Lartë ta vazhdojë dhe mbyllë sa më shpejt pavarësisht taktikave zvarritëse, u shpreh për mediat deputeti Bylykbashi në përfundim të seancës.
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here