Tiranë, i riu kërcënoi me vetëvrasje, zbret nga kati i tetë: Dua të flas për rendin në TV

Kliko per me shume info

I riu nga Lezha që kërcenoi sot ne Tirane me vetevrasje, eshte shfaqur ne emisionin Opinion sipas kerkeses qe beri ne tarracen e pallatit 8-katesh ne Kinostudio.

“Arsyeja se pse e bana këtë veprim është se të bëhem sa më i njohur për të gjithë shqiptarët”, tha ai në ‘Opinion’. Po sikur të mos e pranonte kërkesën e tij Blendi Fevziu? “Unë do të zbrisja, do të vazhdoja jetën time”, tha ai.
“Kerkoj te flas 20 minuta per rendin dhe sigurine, kjo eshte kerkesa ime, nuk kam asnje kerkese tjeter”. Keshtu deklaroi Florian Matia, i riu qe kercenoi sot me vetevrasje duke u hedhur nga kati i tete i nje pallati ne Kinostudio, teksa kerkoi qe te dilte ne nje emision televiziv.  I riu ka zbritur nga tarraca e pallatit dhe me pas eshte shoqeruar ne komisariatin e policise nr.4.

Kliko per me shume info

tirane-tenton-hedhjenNjë person kërcënoi se do të hidhet nga pallati përballë Ministrisë së Kulturës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16.45.

30-vjecariPersoni që mban një palë syza dhe një megafon në dorë, afrohet herë pas here në qoshen e tarracës së sipërme të pallatit duke kërcënuar se do të hidhet për të bërë vetëvrasje.

Sipas të dhënave të fundit, personi në fjalë mendohet se është një 30-vjecar por ende nuk ka të dhëna zyrtare për identitetin e tij.

I riu ka hipur ne tarracen e katit te tete ne nje godine perballe Ministrise se Kultures ne Konistudio.

Deri me tani sipas policise e cila ka shkuar ne vendngjarje, thuhet se i riu kerkon te dale ne nje emision televiziv per te prezantuar problemet qe ai pretenton se ka.

Drejtuesi i emisionit televiziv Opinion, Blendi Fevziu ne nje nderhyrje telefonike ne News 24 ka thene se eshte i gatshem ta pranoje kete person per ti dhene mundesine qe te prezantoje problemet qe ai ka.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here