Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Durrës, rezultojnë false alarmet për bomba në shkollë e në Drejtorinë Arsimore

policia-kukesRezultojne false alarmet për bombë në shkollën profesionale të gastronomisë “Hysen Çela” në Durrës dhe ne drejtorine arsimore te ketij qyteti.

Telefonatat per lende plasese vune në lëvizje policinë e qytetit bregdetar, ndërsa ankthi mori fund pas rreth dy orësh, kur forcat xheniere nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë. Ashtu si në rastet e tjera të shënuara së fundi, alarmi rezultoi fals pasi ne pakot e dyshuara nuk kishte asnje lende te rrezikshme.

Gjimnazi “Hysen Çela” ndodhet pranë dy gjimnaze të tjerë dhe Drejtorisë Arsimore të qytetit të Durrësit.

Alarmi i dyte per bombe

Një tjetër alarm për bombë në Durrës pas denoncimit të parë për lëndë plasëse tek drejtoria arsimore.
Forcat Xheniere nga Tirana kanë shkuar sot në mëngjes në shkollën e mesme “Hysen Çela” në Durrës për të bërë shpërthimin komanduar të pakos së dyshimtë.
Pak kohë më parë një bombë e denoncuar pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale në këtë qytet, rezuloi alarm i rremë.
Forcat e policisë kanë gjetur pako të dyshimtë dhe një celular në portën e qytetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.