Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tom Doshi del pas 3 orësh e gjysmë nga prokuroria: Dorëzoi prova të reja

Deputeti Tom Doshi qëndroi të hënën për tri orë e gjysmë në prokurorinë e krimeve të rënda. Ai ka hyrë në zyrat e prokurorëve me një dosje në duar ndërsa prokuroria ka thënë se paraqitja e sotme e Doshit nuk ka qene e kërkuar nga grupi i hetimit.
tdoshiii
Burime jo zyrtare kanë thënë se Doshi ka kërkuar të paraqitet vetë në prokurori, ku sipas të dhënave të fundit, mësohet se ka dorëzuar disa prova të reja për akuzat që ai ka ngritur.
Kjo e sotmja ishte hera e gjashte e paraqitjes se deputetit ne prokurori gjate dy javeve te fundit qe pas hapjes se hetimeve nga prokuroria per akuzat e ngritura nga i zgjedhuri i Shkodres ne Kuvendin e Shqiperise.
Paraqitja e Doshit ne prokurori
Tom Doshi i është drejtuar sot sërish Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzat e tij lidhur me skenarin e vrasjes ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Kjo është hera e gjashtë që Doshi paraqitet në Prokurori.
Ai ka mbërritur rreth orës 13.00 të mesditës së sotme ku do të pyetet nga prokurorët në lidhje me akuzat që ai ka drejtuar ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta si porositës i vrasjes.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
4 Comments
  1. tokesori says

    si duket toma do behet prokuror tani…, ja mori doren zanatit….

  2. Bashkekombas says

    Me sa shoh nuk ka asnje prove per te dorezuar e vetmja gje eshte qe prokuroria te kerkoje heqjen e imunitetit te tij

  3. ambasadori says

    shko thuaja njeher face to face tomes keto llafe mor tokesori nga hidrovori

    1. tokesori says

      po tja them une nga hidrovori nuk do me degjoje se toma eshte sqimatar, po thuaja ti “nga selia e ambasades” si “ambasador” qe je, hahahaha…

Leave A Reply

Your email address will not be published.