Korcë, sekuestrohen 23 kilogramë drogë, policia arreston dy persona

Aktualitet

policia_korce14Dy persona janë arrestuar nga policia e Korcës me një sasi lënde narkotike ditën e sotme.

Burimet zyrtare kanë thënë se më datë 16.03.2015, në Pikën e Kalimit Kufitar  Kapshticë, u bë  kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

1.      Artan Pupe, vjeç 46 , banues në lagjen 4 Korçë,

2.      Roland Pane, vjeç 51 , banues në lagjen 12 Korçë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i tyre mësohet se është bërë pasi  gjatë kontrollit në autobuzin “MAN”, me targa KO 9579 B, të linjës Tiranë - Athinë, drejtuar prej tyre, në një çantë të fshehur në bagazhin e mjetit, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës :

•       23 kg. (22 pako) bimë e dyshuar si narkotike canabis sattiva,

•       4 aparatë celularë dhe

•       180 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Korçë, nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT