Sarandë, shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares për të parë një film me skena seksi

Aktualitet

filmiDy shkolla 9-vjeçare në Sarandë kanë çuar nxënësit e tyre për të parë një film me skena seksi dhe dhune.

Bëhet fjalë për filmin “Pijanecët e ajrit të egër”, me regjisor Leonard Bombaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkollat në fjalë janë “9 Tetori” dhe “Adem Sheme”.

Drejtoritë e këtyre shkollave thonë se i kanë çuar nxënësit me udhëzim të Ministrisë së Arsimit, pasi ky film ishte përfshirë në orët mësimore.

Por, kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

Nxënësit që e kanë parë këtë film, kanë qenë të moshës 12-15 vjeç.

Ngjarja ndërkohë ka irrituar prindërit e tyre.

Vetë regjisori thotë se ky film mund të shihet nga mosha 11 vjeç e sipër

ME TE LEXUARAT