Prokuroria e ka zbuluar motivin e inskenimit të vrasjes së dy deputetëve?!

Aktualitet

vraProkuroria duket se ka zbuluar motivin se pse është e sajuar historia e vrasjes se dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mhill Fufi dhe kush ka qene ideatori i gjithë kësaj historie. Burime nga organi i akuzës kane bere me dije se personi qe e ka treguar këtë, ka qene Durim Bami, te cilit i është kërkuar nga dy deputetet Mark Frroku dhe Tom Doshi qe te realizonte rrëfimin e rreme ne nje video-regjistrim. Ai mësohet se ka treguar para prokuroreve se kush ka qene qëllimi i gjithë kësaj historie, por per momentin organi i akuzës nuk e ka bere te ditur këtë pjese te rrëfimit te tij, as ne relacionin e dërguar kuvendit, për faktin se gjithçka do te behet publike pasi te kryhen hetime te tjera. Ndërkohe, mësohet se edhe i vetmi person i arrestuar deri tani nga Krimet e Renda, per ngjarjen, Durim Bami, i ka kaluar per kompetence Prokurorisë se Tiranës, pasi tashme ai nuk është me i dyshuar per akuzën e vrasjes se mbetur ne tentative te funksionareve publike, por per kallëzim te rreme. I kontaktuar nga Vizion Plus, avokati mbrojtjes i Bamit, Ilir Murati, tha se pas kalimit te dosjes ne Prokurorinë e Tiranës, kësaj te fundit i duhet qe brenda 10 ditësh te beje rivlerësimin e masës per Bamin, ndërsa vete mbrojtja do te kërkoje lirimin e tij.

ME TE LEXUARAT