Prokuroria përcakton masen e sigurisë për Doshin e Frrokun, kërkesa mbërrin në Gjykaten e Larte

Politikë

doshi-frroku2015Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës se sigurisë për dy deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku ka mbërritur ne Gjykatën e larte. Ka qene ora 18.00 ky Prokuroria ka dërguar ne këtë gjykate kërkesën per vlerësimin e ligjshëm te arrestit për dy deputetet si dhe caktimin e masës se sigurisë arrest me burg për ta. Burime nga kjo gjykate bëjnë me dije se përcaktimi i gjyqtareve qe do te shqyrtojnë çështjen do te behet me short, i cili do te hidhet me gogla ne orën 8.30 te mëngjesit te se shtunës. Pas marrjes ne dore te kërkesës, gjyqtari duhet te caktoje seancën brenda 48 orëve nga mbërritja e kërkesës ne gjykate. Pra ajo mund te shqyrtohet te shtunën ose te djelen. Ndërkohë me herët gjate paraditen se kësaj te premteje dy deputete janë marre ne pyetje nga prokuroret ne dhomat e paraburgimit te policisë se Tiranës nga dy prokuroret e çështjes. Në fillim mbërritën dy oficerë të policisë gjyqësore, e pas tyre prokurorët Adnand Xholi e Altin Binaj. Për më shumë se dy orë Frroku e Doshi u morën në pyetje në cilësinë e personave nën hetim. Në dhomat e paraburgimit gjithçka ka ndodhur edhe në prani të avokatëve. Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku akuzohen për kallëzim të rremë, deklarata të rreme para prokurorit dhe kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë. Por ndërsa prokurorët merrnin në pyetje deputetët, avokati i Tom Doshit, Vladimir Mece dorëzoi në Gjykatën e Lartë kërkesën për lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka tejkaluar kompetencat. Pas mbylljes se procedurave nga ana e Prokurorisë tani pritet qëndrimi qe do te mbaje gjykata e larte ne lidhje me kërkesën e Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT