Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Lazarat, arrestohet një i dyshuar për shpërthimet me tritol

Albania Marijuana LazaratNdërkaq vijon puna për kapjen e katër personave të tjerë për sulmet me armë ndaj policies në Lazarat, tentativë për vrasje dhe për shpërthimet me tritol. Brenda muajit mars në fshatin Lazarat janë bërë 6 sulme me tritol.

Elona Memushi
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një nga pesë personat e shpallur në kërkim për ngjarjet e fundit në Lazarat, të cilësuara si terroriste.
Thimjo Irakli Ceka është arrestuar në një operacion të përbashkët të Sektorit të Krimeve të Rënda te Drejtorisë së Policisë Gjirokastër me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme.
Ndërkaq vijon puna për kapjen e katër personave të tjerë për sulmet me armë ndaj policies në Lazarat, tentativë për vrasje dhe për shpërthimet me tritol.
Ata janë Arbion Adil Aliko, Alban Adil Aliko, Viktor Xhemil Aliko dhe Bervin Kastriot Basho.
Brenda muajit Mars në fshatin Lazarat janë bërë 6 sulme me tritol, I pari prej të cilëve daton më datë 10 dhe I fundit ka ndodhur në datë 22.
Fatmirësisht në të gjitha këto sulme nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme material.
Nga hetimet e policisë rezulton se motivi i këtyre ngjarjeve është i lidhur me veprimtarinë policore të goditjes së elementëve kriminal gjatë operacionit policor “Lazarati 2014”.
Policia e Gjirokastrës thotë se këto janë veprimeve me qëllime terroriste, të pasqyruara edhe ne rrjetet sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.