Arrestimi i 33-vjeçarit, Jonida Shehu: Më përndiqte kudo

Kliko per me shume info

jonida-shehu15Vetëm pak ditë më parë është bërë publik kallëzimi që moderatorja e “Pasdite në Top Channel” ka bërë ndaj shtetasit që për dy vjet rresht e përndiqte. Mësohet se ky shtetas, për dy vite rresht i ka dërguar mesazhe në rrjetin social “Facebook” gazetares, duke e shqetësuar. Ai i dërgonte mesazhe shqetësuese thuajse çdo ditë, por numri më i madh i mesazheve ishte pas çdo puntate të emisioneve që ajo drejtonte, në televizionet “Ora News” dhe aktualisht në “Top Channel”. Pas kësaj situate, Jonida ka vendosur ta denoncojë këtë rast. Nuk kanë vonuar të dalin në media edhe mesazhet që shtetasi Sajmir Qefalia i dërgonte asaj në “Facebook”.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, moderatorja rrëfen se kjo çështje është jashtë saj tashmë dhe se po merren organet kompetente, megjithatë, ajo saktëson se denoncimin nuk e ka bërë vetëm për mesazhet që merrte, por për shkak të përndjekjes së gjatë. “Nuk e kam denoncuar për mesazhet, por për përndjekje. Mesazhet që kam çuar kanë qenë provë shtesë, sepse aty shkruante çdo detaj të përndjekjes. Të gjithë e dimë se nuk të arreston njeri sot vetëm për shkak të disa mesazheve në ‘Facebook’. Ai njeri i ka përmbushur të
gjithë elementët e veprës penale të ‘përndjekjes’ dhe këtë nuk e them unë. Unë nuk mund të arrestoj njerëz. Detyra ime është që të bëj denoncimin, me pjesën tjetër merren organet përkatëse. E vlerësojnë policia dhe prokurori në bazë të
provave, e më pas merret gjykata. Është aluduar shumë në media kohët e fundit mbi këtë çështje, por mua nuk më cenon. Kjo është një çështje ligjore si dhe një problem shumë personal. Më vjen keq që shpeshherë njerëzve i është servirur e nxjerrë nga konteksti duke iu imponuar”, – ka përfunduar prononcimin e saj gazetarja.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here