Eksplozivi poshte makines se Licit, Muça: Ky ishte nje rast ekstrem

Aktualitet
Eksplozivi poshte makines se Licit, Muça: Ky ishte nje rast ekstrem

Ne që kemi qenë në botën e sportit, e kemi provuar me shantazhe apo mesazhe, por jo me eksploziv. Shpresonim që me vite do të përmirësohej, por ka të bëjë me kulturën tonë, ka të bëjë me shumë injorancën. Jam dakord me atë që ndodh me klube që nuk kanë zot, kur gjejnë kështu hapësirash edhe bëjnë kështu gjërash duhet që shteti të jetë shumë afër e të denoncojë këto raste”, shprehet Muça.

Më tej ai ka thënë: “Nuk është vetëm ky rast, ky është ekstrem, ka mesazhe çdo javë, për trajnerët e drejtuesit. Ka të bëjë me kulturën tonë që ta bëjmë tjetrin me zor lojtar, ka të bëjë që jemi të paorganizuar me fëmijët që në gjenezë. Formimi nuk është vetëm profesional, por edhe edukativ, shumë lojtarë në Shkodër nuk e dinë se çfarë tradite ka Vllaznia, apo te Tirana në çfarë klubi janë. Aty edukohesh me traditën. Po të shikoni ndeshjet e fëmijëve është batërdi, shahen arbritrat, rrihen me njëri-tjetrin, dhunohen gjyqtarë, ka të bëjë me mentalitetin tonë”./panorama

ME TE LEXUARAT