Arrestimi i Doshit e Frrokut, zgjidhet trupi gjykues, dorëhiqet Andrea por Zaganjori e refuzon

Aktualitet

gjyk lartKolegji penal i Gjykatës së Lartë që do të gjykojë kërkesën e Prokurorisë për dy deputetët Tom Doshi e Mark Frroku do të përbëhet nga gjyqtarët Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Admir Xhanxa, Majlinda Andrea dhe Artan Zeneli. Por vetëm pak momente më vonë, gjyqtarja Andrea ka dhënë dorëheqjen nga kolegji duke paraqitur si argument njohjen e saj me deputetët Frroku dhe Doshi. Burime nga Gjykata e Lartë bëjnë të ditur se, Andrea ia ka paraqitur dorëheqjen kreut të këtij institucioni, Xhezair Zaganjori, por ky i fundit nuk e ka pranuar atë. Pasditen e së premtes, Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në Gjykatën e Lartë kërkesat për masat e sigurisë për Doshin dhe Frrokun. Dorëzimi u bë përtej orës zyrtare 16, për shkak të kohës së tejzgjatur që u desh për të pyetur dy deputetët.

ME TE LEXUARAT