Laboratori i drogës në Sarandë, procedim penal elektriçistit për lidhje të paligjshme

Aktualitet

oshePolicia e Sarandës nis procedim penal në gjendje të lirë ndaj një punonjësi të OSHEE, si person i implikuar në laboratorin e nëndheshëm të kultivimit të kanabisit të zbulura tre ditë më parë në fshatin Xarrë.

Sipas bluve, 43-vjeçari me iniciale R.I me detyrë elektriçist eshte autori i lidhjes se paligjshme te energjise elektrike ne godinen qe kultivohej droge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Godina vidhte 550.000 lekë te vjetra energji në ditë duke perdorur 1000 llampa, ventilatore, aspiratore e kondicionere.

Tre ditë më parë policia sekuestroi 10 mijë kubikë kanabis në një laborator të nëndheshëm, ndërsa arrestoi 7 persona për kultivimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Sipas policisë kubikët e lëndës narkotike rriteshin në një hapësirë prej 1 mijë metra katrore dhe ndriçimi bëhej në mënyrë arificiale nëpërmjet llambave.

ME TE LEXUARAT