Tom Doshi e Mark Frroku, ja çfarë mund të ndodhë pas vendimeve të gjykatës së Lartë

Aktualitet

arrestHetimi i prokurorisë ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku do të vazhdojë edhe pas vendimit të dhënë të shtunën nga gjykata e Lartë e cila i la në arrest shtëpie dy deputetët.

Ai që ka lënë qelinë në mënyrë përfundimtare është Tom Doshi. Masa arrest stëpie e vendosur ndaj tij është përfundimtare dhe prokuroria nuk ka asnjë hapësirë ligjore apelimi porsa kohë ndaj deputetit nuk ka nisur një procedim tjetër për akuza të tjera më të rënda se ato për të cilat akuzohet aktualisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata paraqitet më ndryshe me deputetin Mark Frroku.

Ky i fundit veç akuzës për dëshmi të rreme para prokurorit, tashmë rrezikon të merret i pandehur për akuzën e vrasjes, çka lë të hapur mundësinë e arrestimit të tij sërish për procedimin e dytë penal të hapur ndaj tij, citon lajmifundit.al. E vetmja gjykate ku mund te paraqitet ankim per vendimin e gjykates se Larte eshte kushtetuesja.

Por sipas ligjit, ne gjykaten Kushtetuese mund te paraqesin ankim vetem individet apo grupet shoqerore qe u eshte shkelur e drejta dhe jo institucionet sic eshte prokuroria e pergjithshme.

ME TE LEXUARAT