Shtyhet për të martën mbledhja e Këshillit të Mandateve

Politikë

metËshtë shtyrë për të martën mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do të shqyrtonte kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Avokatët e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj, bënë të ditur pas mbledhjes që zgjati rreth 30 minuta, se në mbledhje duhet të jetë i pranishëm edhe klienti i tyre, e për këtë arsye ajo do të mbahet të martën, në orën 12:00. Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku, i dënuar në këtë shtet me 10 vjet burg për vrasje.

ME TE LEXUARAT