Terrorizmi, ja dosja e dy familjeve xhihadiste shqiptare

Aktualitet

alban-elezi-kavaje-isisDërgimi i Idajet Balliut në Siri për të luftuar në krah të ISIS dhe më pas për të mbetur i vrarë, duket se është mundësuar nga Alban Elezi,

38-vjeçari nga fshati Rrakull i Kavajës, i arrestuar pak ditë më parë, i akuzuar për akte terroriste, pasi së bashku me nipin e tij rekrutonin luftëtarë në vendin tonë për t’i dërguar në Siri në luftë krah ISIS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas vendimit të Gjykatës së Breshias në Itali për arrestimin e Alban Elezit dhe nipit të tij Elvis Elezit, në dosje përmendet edhe një shtetas tjetër po nga Kavaja, për të cilin nuk ka urdhër arresti. Sipas dosjes, shtetasi italian me origjinë marokene, minoreni El Abboubi Anas, më datë 6 dhjetor 2013 ka udhëtuar nga Bari në Durrës, ku ka qëndruar vetëm 5 orë. Nga përgjimet telefonike rezulton se gjatë gjithë udhëtimit, minoreni ka folur me Alban dhe Elvis Elezin.

ME TE LEXUARAT