Turqi: Sulmohet autobusi i Fenerbahce

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

fenerMediat turke thonë se autobusi i ekipit futbollistik, Fenerbahce është sulmuar nga adhuruesit e një ekipit rival pas një ndeshje të kampionatit turk, kundër Rizespor.

Shoferi është dërguar në spital pas lëndimeve të marra gjatë këtij sulmi, që ndodhi pasi Fenerbahce e cila e fitoi ndeshjen me rezultat 5 me 1, ndërsa ishte rrugës për tu kthyer në Stamboll.

Asnjë lojtar nuk raportohet i lënduar, ndonëse kishte raportime të ndryshme rreth natyrës së sulmit.

Disa media thonin se sulmuesit kanë gjuajtur me gur në drejtim të autobusit, disa të tjera raportonin se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

ME TE LEXUARAT