Presidenti Nishani u uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë

Kliko per me shume info

nishaniPresidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi publik, u uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë kudo ku ndodhen:

“Të dashur, të nderuar e të respektuar besimtarë katolikë!

Kliko per me shume info

Është një kënqësi e veçantë që në cilësinë e Kreut të Shtetit të shpreh urimet më të mira në ditën e Pashkëve, në këtë festë e cila mbart në vetvete thelbin e kuptimit të besimit të krishterë si dhe vlerën e vërtetë dhe magjike të ringjalljes.

Dëshiroj që t’ju uroj nga zemra një ditë të gëzuar Pashkësh, të mbushur plot hare, shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash! Kjo Festë na ringjall jo vetëm besimin tek i Plotfuqishmi, por edhe bindjen se vetëm nëpërmjet përjetimit dhe zbatimit të dlirtë e të vërtetë të vlerave të pastra njerëzore dhe parimeve të shëndosha moralo-etike, shoqëria jonë mund të kapërcejë çdo vështirësi e sfidë si dhe të ecë përpara drejt begatisë, duke përjetuar paqe dhe harmoni mes nesh.

Kjo e kremte shënon ditën kur shpresa ringjallet, kur besimi ripërtërihet edhe më i fuqishëm, kur bekimi hyjnor përkëdhel dhe zbut shpirtrat e besimtarëve të krishterë katolikë dhe jo vetëm anembanë rruzullit, duke na mundësuar që përjetimi i së sotmes dhe i të nesërmes të jetë më i kthjelltë.

Harmonia, bashkëjetesa dhe toleranca fetare hijeshojnë plot nur shoqërinë tonë dhe këtë e vuri në pah edhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku gjatë vizitës së tij të paharrueshme historike në shtator. Ndaj edhe urimi im është që këto virtyte dhe veti karakteristike shqiptare jo vetëm t’i ruajmë e t’i forcojmë nën frymën e kësaj Feste Pashkësh, por edhe t’i pasurojmë e konsolidojmë edhe më tej, për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm dhe kombeve të tjerë.

Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Shqipërinë edhe më afër familjes evropiane dhe kjo përbën një tjetër dëshmi se shpresa jonë nuk shuhet, por ringjallet si Krishti me më tepër fuqi, se e mira nuk gjunjëzohet e venitet para së keqes, por triumfon mbi të krenare dhe se gjithashtu e ardhmja do të jetë akoma edhe më e ndritur për ne si shqiptarë.

Duke ju uruar edhe njëherë secilit prej jush si dhe familjeve e të dashurve tuaj sa më tepër paqe, dashuri, mirësi dhe besim të palëkundur tek e mira: Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e Pashkëve!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here