10 persona në pranga për vjedhje energjie, mes tyre edhe një punonjës i OSHEE

Aktualitet

sahatiiiVijon puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

Në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar  90 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në 6.804 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  33 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  33  autorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  10 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë  shpallur në kërkim  10 persona, ndiqen në gjendje të lirë 13 persona , si dhe është  proceduar penalisht 1 punonjës i OSHEE në Lezhë me detyrë Faturist për “Shpërdorim detyre”.

Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 2.990 lidhje të abonentëve debitorë dhe 33 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 117 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

ME TE LEXUARAT