Borë në verilindje, bllokohet përkohësisht Rruga e Kombit

Kliko per me shume info

rruga-kombitReshjet e bores në Rrugën e Kombit krijuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Disa makina u bllokuan për minuta të tëra në të dy korsitë e autostradës pa mundur të lëvizin.

Në segmentin “Tunel-Fushë Dukagjin mbërritën borëpastrueset dhe rikthyen qarkullimin e automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit nuk lejonte qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë.

Kliko per me shume info

Situata në Rrugën e Kombit u vu në kontroll vetëm pas një ore, ndërsa aktualisht qarkullimi në segmentin “Tunel-Kukës-Morinë është normalizuar.

Ndërkohë, mësohet se reshjet e borës kanë nisur edhe në Qarkun e Dibrës. Në komunat Kala e Dodës, Lurë, Luzni, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan trashësia e borës arrin në 10 cm.

Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here