Prokuroria Krimeve të Rënda çon të martën në Apel, Arben Frrokun

Kliko per me shume info
krimet-erendaProkuroria e Krimeve të Rënda pritet që të martën të dorëzojë në Gjykatë apelimin e pafajësisë së biznesmenit Arben Frroku.

Mesohet se  ky apelim do të bazohet në tre pyetje të cilave gjykata e shkallës së parë i la pa përgjigje.
Burimet thone se gjykata është kontradiktore me dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka, pasi nuk pranon dëshminë e tij por pranon se ai ishte personi që dha i pari targën e automjetit BMW të vjedhur në durrës dhe u përdor nga autorët

për vrasjen e Dritan Lamaj.Sipas akuzës fakti që Arben Ndoka ka identifikuar targën e DR 19 44 F konfirmohet dhe nga dëshmia e dhënë para gjykatës nga dy zv.Drejtorët e policisë Agron Kulicaj dhe Tonin Vocaj të cilët kanë drejtuar hetimet më 24 shkurt 2013 kur u vra lamaj.

Një tjetër provë thotë prokuroria e rrëzuar pa argument nga gjykata është dhe ajo e përgjimit të telefonit të Arben Frrokut, pasi nuk është transkiptuar gabim por gjykata e cilëson padrejtësisht sit ë pavlefshme.

Kliko per me shume info

Të njëjta burime sqaruan se trupa e gjyqtarëve kryesuar nga anëtari i KLD-s Dritan Hallunaj nuk ka marrë parasysh faktin e raporteve që Enver Stafuka i cili u përfshi në vjedhjen e makinës BMW me të cilën u krye vrasja ka patur me biznesmenin e dyshuar Arben Frroku.

Arben Stafuka prej më shumë se 1 muaj është rrëmbyer dhe zhdukur pa lënë gjurmë në Fushë Krujë, ndërsa prokuroria hetimet i ka përqendruar në pistën se Stafuka është eliminuar për të zhdukur një provë të rëndësishme siç është dhe personi për llogari të cilit Stafuka vodhi automjetin në Durrës.

Pas 48 seancave Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj shkurtin e dy viteve më parë mori pafajësinë, ndërsa apelimi i firmosur nga kryeprokurori Adriatik Llalla i cili dorëzohet të martën kërkon rikthimin e Frrokut në burg, si personi që ekzekutoi Lamajn.

loading...

1 COMMENT

  1. Them se prokuroria do e ktheje ne burg patjeter kete plehre .dhe keta pseudogjykates qe Kemi ne te vihen para drejtesise dhe jo te kene te drejten per te gjykuar.,sepse nuk arrij te kuptoj se c,fare provash duhen me per te cuar ne burg nje kriminel ordinier si frroku.deshmitari okular ishte present ne vendin e krimit dhe e ka akuzuar direkt plus provave te tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here