Berisha nxjerr mesazhin e qytetarit: Ja çfarë përfitoi gjyqtari që dha pafajësi për Arben Frrokun

Politikë

berisha-fbb2015Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të ardhur në adresë të tij prej një qytetari, i cili akuzon gjyqtarin që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun se ka përfituar një sërë nderesh në këmbim të këtij vendimi gjyqësor.

Në mesazhin e qytetarit, të bërë publik nga ish-kryeministri Berisha, thuhet se gjyqtari Dritan Hallunaj ka zbatuar porosinë e dyshes Rama-Meta për ta shpallur të pafajshëm Frrokun, i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shënimi i plotë i Berishës:

Një mesazh nga Frani që duhet lexuar!!

Të dashur miq, unë po e vendos si status me mirënjohje të thellë mesazhin e Franit, njërit prej nesh që më shkruan për lidhjet me Ramën dhe Metën të kryetarit të trupit gjykues që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun duke hedhur poshtë dëshminë e atij që pa me sy dhe njohu vrasësin në vendin e ngjarjes dhe makinën me të cilën u krye vrasja si dhe targën e saj! Mesazhi juaj u dëshmon shqiptarëve se gjykatësi troc Halluni zbatoi vetëm porosineë e Ramës dhe Metës, që vranë për së dyti komisarin Lamaj. Frani në mesazh shkruan:

‘Z. Sali Berisha nuk di a i ke marr vesh të mirat që i bën Edi Rama dhe Ilir Meta Dritan Hallunit në Shkodër për favoret e Arben Frrokut:

Kryetar i Partisë Socialiste Shkodër - Andi Halluni (djali axhës i Dritan Hallunit)

Kryetari i LSI-së Shkodër - Senad Halluni (djali axhës së Dritan Hallunit)

Drejtori i OSSHEE-së Shkodër - Andi Halluni

Drejtori i repartit të Maternitetit në Spitalin Rajonal Shkodër - Senad Halluni

Përgjegjës Dogana Hani Hotit - Helidon Halluni

Drejtoria e tatimeve Shkodër - Kunati i Dritan Hallunit

Drejtoria e Tatimeve shefe kontrollit - motra e Dritan Hallunit.

Të gjithë fisin e Dritan Hallunit e kanë përkrah për të favorizuar Arben Frrokun’.

Dhe një herë Fran, ju falënderoj me mirënjohje për informacionin e çmuar që më keni dërguar. Me respekt, Sali Berisha.

ME TE LEXUARAT