Rama: Operacion kombëtar për cilësinë e naftës, nuk do të tolerojmë askënd

Politikë

edi-rama33-314x2005Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nisjen e një operacioni kombëtar në tregun e karburanteve.

“Në ditët në vijim kush i shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e parashikuara të cilësisë ka pak javë kohë për t’u kthyer njëherë e përgjithmonë brenda kornizës së parashikuar nga ligji”, deklaroi Rama në një konferencë mbi bilancin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni antikrim në sektorin e naftës do të jetë frontal, theksoi Rama dhe do të shtrihet nga pika hyrëse në dogana tek çdo pikë nxjerrjeje e përpunimi të naftës, deri tek çdo pikë shiteje në territorine vendit.  “Do të jetë një operacion që nuk do të tolerojë askënd.

ME TE LEXUARAT