Zgjedhjet e 21 qershorit, Partia Socialiste regjistrohet në KQZ

Politikë

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të mërkurën të regjistrojë Partinë Socialiste të Shqipërisë, me kryetar Edi Rama dhe me shkronja nistore ‘PS’, si subjekt zgjedhor që do të garojë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Sipas përfaqësuesve të administratës zgjedhore, pas shqyrtimit, KQZ e gjeti në përputhje me ligjin dokumentacionin përkatës të depozituar nga PS, duke vendosur regjistrimin e saj si subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet e ardhshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi gjithashtu të regjistrojë dhe katër parti të vogla, joparlamentare, që do të konkurojnë në procesin e ardhshëm elektoral.

Kështu, me votat e gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje, KQZ regjistroi Partinë Shqiptare Atdheu, me kryetar Kreshnik Osmani dhe shkronja nistore ‘PSHA'; Partinë Demokratike të Bashkimit Mysliman Shqiptar, me kryetar Osman Mema dhe shkronja nistore ‘PDBMSH'; Partinë e Unitetit Kombëtar, me kryetar Idajet Beqiri dhe shkronja nistore ‘PUK’ dhe Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar, me kryetar Ylber Valteri dhe shkronja nistore ‘PBD’.

12 prilli shënon afatin e fundit ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhorë në KQZ.

ME TE LEXUARAT