Bleu sendet e vjedhura nga grabitesi serial, arrestohet 26-vjecari nga Elbasani

Aktualitet
Bleu sendet e vjedhura nga grabitesi serial, arrestohet 26-vjecari nga Elbasani

Pas arrestimit te Astirt Thacit me akuzen e grabitjes se argjendarise ne Elbasan, i cili ishte edhe autor i vjedhjes se komshiut ne Durres, policia ka vene ne pranga edhe nje person te trete, i cili akuzohet se ka perfutuar duke blere disa nga sendet e vjedhura.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon operacioni "Trajektorja".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve.

Vihet në pranga një 26-vjeçar që kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga autori.

Në vijim të operacionit "Trajektorja" nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale" dhe "Fshehja e të ardhurave".

ME TE LEXUARAT