Pjesë e grupit të trafikut të drogës, ekstradohet nga Kosova Lision Krasniqi

Kliko per me shume info

prangaNga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë i shtetasit kosovar Izet (alias), Lision KRASNIQI, 50 vjeç lindur, në Malishevë.Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin Nr. 79, datë 09.05.2010, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim të Lëndëve Narkotike në bashkëpunim” , ”Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a, 331/a/1 dhe 334/1  i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Maksimumi i dënimit 15 vjet. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2008 gjatë operacionit të kryer nga Policia Shqiptare janë sekuestruar 13 kilogramë e 760 gramë Heroinë  .

Kliko per me shume info

Nga hetimet e kryera rezzultoi se shtetasi i lartpërmendur ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe ishte antar i grupit kriminal që transportonin sasi të mëdha  lënde narkotike. Ky grup operonte në Shqipëri e Itali gjatë periudhës 2008 -2009.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Policinë e Kosovës , u bë i mundur kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Izet (alias),Lision KRASNIQI, iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here